Ballina Lifestyle Aktorja merr vëmendje me fustanin e saj rozë – vë në pah...

Aktorja merr vëmendje me fustanin e saj rozë – vë në pah linjat trupore

27
0

Billie Piper tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa ajo shkëlqeu në tapetin e kuq të Çmimeve BAFTA TV 2025.

Ylli i Netflix, 42 vjeç, shfaqi bukurinë e saj, derisa veshi një fustan rozë me supe të hapura, i cili ia theksonte asetet e saj të bollshme.

Aktorja angleze shfaqi figurën e saj sensacionale dhe këmbët e tonifikuara me një palë geta të zeza transparente, ndërsa fundi i saj i gjatë deri në dysheme i rrinte pas, shkruan “Daily Mail”.

Ajo e shoqëroi me një rrip të zi të hollë dhe u shfaq me një palë taka të zeza të trasha me lidhëse për hyrjen e saj mahnitëse.

Billie – e cila humbi nominimin për Aktoren më të Mirë Kryesore në Scoop të Netflix – dukej magjepsëse duke shtuar një gjerdan argjendi për ta kompletuar parmjen, ndërsa ngriti flokët e saj të zbardhura bjonde në një model të kapur.