Edhe Qarku Durrës ka një numër të madh drejtorësh të cilët vendosën t’i futen politikës së “madhe” dhe për ta nuk rezultoi aspak nismë e dështuar. Hekurudhë ende nuk kemi, por drejtor po. Ani Dyrmishi, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, më pas i Spitalit, kreu i Këshillit Bashkiak Durrës, kandidoi në listat e hapura të PS-së për Qarkun Durrës.
Në fund kur u numëruan votat preferenciale, Dyrmishi siguroi vendin e dytë me rreth 12 mijë vota preferenciale.
Lista me drejtorë vijon më tej ku Etleva Budini, Drejtore e Filialit Durrës të Postës Shqiptare, renditet e pesta me mbi 4 mijë vota dhe në listën më poshtë në vendin e shtatë është Indrit Gjoka, drejtor i Portit Durrës. Po në këtë qark, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Krujë zuri vendin e gjashtë me mbi 3 mijë vota preferenciale.
Të vetmin që nuk kaluan është Arkend Balla, me mbi 18 mijë vota, ai u bë deputet kur nuk e priste, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës (Ky rast pritet të studiohet edhe nga vetë Rama për t,mos përsëritur Jurgis Çyrben)