Ballina Politika Heqja e mesatares te magjistratura, ish-ministri shpërthen në ironi: Në sytë e...

Heqja e mesatares te magjistratura, ish-ministri shpërthen në ironi: Në sytë e PISA si 10-ta si 5-sa njësoj vlejnë

387
0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar heqjen e mesatares si kriter në shkollën e magjistraturës.

Manjani thekson se Konkurrenca e rrit cilësinë, jo kriteret absurde që nuk tregojnë asgjë.

Postimi i plotë i Manjanit:

Hoqën mesataren si kriter pranimi në Magjistraturë?

Shumë mirë ja bënë!

Nuk kam qenë e as jam përkrahës i vendosjes së kritereve fallso për matjen e zotësive të askujt.

Kush garanton që mesataret e notave të një sistemi edukativ të degjeneruar janë reale?!

E patë PISA apo jo?! Në sytë e saj si 10-ta si 5-sa njësoj vlejnë.

Doni më prova?!

Kush garanton që mesatarelartët janë më të zotët?! Doni më prova për të kuptuar se mesatarja nuk provon gjë e as është garanci për asgjë?! Sa reforma pësoi sistemi i drejtësisë ku shërbyen e shërbejnë mesatarelartët!!!

Po or po, shumë mirë e bënë. Duhej bërë më parë madje.

Kam qenë dhe jam për hapje totale të Shkollës së Magistraturës. Mund të kishte një kuotë pranimi që lidhej strikt me kapacitetet e shkollës dhe me dijet e aplikantëve në testin e pranimit.

Le ta bëjë shkollën e Magistraturës cilido që kalon testet e asaj shkolle! Pse jo? Ç’hyn mesatarja e një shkolle të më parshme këtu?!

Nga ana tjetër Shkolla e Magistraturës duhet të sigurojë jo 10, as 20, as 25 magistratë në vit, po a ka mundësi 100, 150 të tillë?! Le të ketë magistratë të shkolluar aty se vetëm mirë i bëhet sistemit. Rritet konkurrenca. Kushdo aë është brenda sistemit duhet të ndjehet i kërcënuar se ka magistratë në pritje për ti zënë vendin.

Konkurrenca e rrit cilësinë, jo kriteret absurde që nuk tregojnë asgjë!

Dhe po, shkolla ska përse të jetë me shpenzime të mbuluara. Kush do ti mbulojë vetë shpenzimet. Shteti mund të ndihmojë më nevojtarët ose më ekselentet, por jo t’u mbulojë shpenzimet.

Kam qenë e mbetem përkrahës i hapjes së asaj shkolle. Madje kam propozuar që ata që janë shkolluar jashtë dhe duan të afrohen në sistemin e drejtësisë, Shkolla e Magistraturës t’u krijojë një mundësi trainimi me ligjin shqiptar. Nuk kemi asnjë magistrat me shkollë jashtë sot! As në kohën e Enver Hoxhës ska qenë kështu.

E kuptoni ç’iditotësi është mesatarja?!

Po që duhet të kishe mesataren e një shkolle në Shqipëri e cila ishte më e rëndësishme sesa një diplomë në perëndim?!

Tmerr!

Jo or jo, hapje për pranime dhe shtrëngim në provime duhet të bëjë ajo shkollë!