Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “The Friend”.
Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari.
64-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.