Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh i bindur se sipas tij, në zgjedhjet e 11 maji janë punësuar njerëz dhe janë dhënë hektarë më kanabis për të blerë vota. Sipas tij, akte të tilla rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit, ndërsa shtoi se krimi i organizuar ka ndërhyrë në 20 bashki të vendit, për persona sipas tij anonim, si Sara Mila dhe Arkend Balla.
“Pa llogaritur këtu ndërhyrje e krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe 10 qarqe. Rezultatet kulmuan me më të votuarit, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, e të tjerë“, tha Berisha. Më tej ai theksoi se beteja për mbrojtjen e votës do zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe se ky është qëllimi i PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare.