Ballina Sport “I shumëkërkuari” Jonathan David, sulmuesin e Lillë tashmë e dëshiron edhe Juventus

“I shumëkërkuari” Jonathan David, sulmuesin e Lillë tashmë e dëshiron edhe Juventus

19
0

Edhe Juventus në garën për Jonathan David, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Lille pa pagesë. Klubi bianconer ka nisur tashmë kontaktet e para eksploruese për të vlerësuar kushtet financiare të operacionit dhe kërkesat e agjentëve të lojtarit. Po ashtu, edhe Interi dhe Napoli kanë filluar lëvizjet për sulmuesin kanadez të lindur në vitin 2000, por ato janë ngadalësuar për shkak të komisioneve të larta të kërkuara nga agjentët e tij, një shifër prej rreth 10 milionë eurosh që duhet shtuar në pagën e lartë. David, në fakt, kërkon 8 milionë euro neto në sezon, një shumë që e rendit atë si një lojtar të nivelit të lartë, një kërkesë që ende nuk është arritur nga asnjë klub.

Në rast se Juventus kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe Dusan Vlahovic largohet, mund  të bëjë një përpjekje të madhe për t’u afruar me kërkesat e agjentëve të David. Sulmuesi serb, në fakt, merr 12 milionë euro në sezon dhe një pjesë e këtij pagese mund të përdoret për të kënaqur kërkesat e ish-lojtarit të Lille. Arritja e mundshme e David mund të mbyllte dyert për një vazhdim të qëndrimit të Kolo Muani, i cili është në huazim nga PSG dhe kontrata e tij skadon në qershor.