Ballina Politika Veliaj sjell projektin e sheshit ceremonial në fund të Bulevardit të Ri:...

Veliaj sjell projektin e sheshit ceremonial në fund të Bulevardit të Ri: Një tjetër hap drejt Tiranës moderne

31
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial në fundin e Bulevardit të Ri. Me një financim prej 11 milionë euro nga qeveria e Katarit, ky projekt synon të sjellë më shumë hapësira të gjelbra, pedonale dhe argëtuese për qytetarët.

Sheshi i ri pritet të jetë një pikë referimi urbane me parqe në të dyja anët e lumit, ambiente çlodhjeje dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat.

“E keni parë se si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri?

Me ndihmën e qeverisë së Katarit , e cila na ka miratuar grantin 11 milion euro për realizimin e ketij super projekti, do t’i japim Tiranës sheshin ceremonial që meriton , me plot hapësira pedonale për qytetarët, parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Mezi pres të bëhet realitet, si shumë xhevahire të tjera që kemi ndërtuar në Tiranën tonë”,shkruan Veliaj.