Ballina Sport ​Messi flet për të ardhmen e tij

​Messi flet për të ardhmen e tij

13
0

“Nuk di asgjë,” u përgjigj Lionel Messi kur u pyet nëse do të qëndrojë te Inter Miami përtej dhjetorit, kur skadon kontrata e tij me ekipin e MLS në Amerikë.

Kur u pyet nga gazetari, Messi ishte shumë, shumë, shumë i shkurtër dhe, përveç kësaj, mbolli shumë dyshime për të ardhmen e tij: “Nuk di asgjë”, tha ai me një buzëqeshje të lehtë dhe u largua shpejt për në dhomën e zhveshjes.

Raportime të shumë mediave thonë se Messi mund të rikthehet në ndonjë kiub evropian, por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit. Ai ka lindur më 24 qershor 1987 në Rosario, Argjentinë, dhe është i njohur për teknikën e tij të jashtëzakonshme, vizionin në fushë dhe aftësinë për të shënuar gola spektakolarë.