Ballina Politika “Iu bashkuat trenit të fitores!”/ Rama falënderon diasporën: Mesazhi juaj na bën...

“Iu bashkuat trenit të fitores!”/ Rama falënderon diasporën: Mesazhi juaj na bën më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

34
0

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për shqiptarët jashtë vendit, të cilët iu bashkuan “treni të fitores” në zgjedhjet e fundit. Në një mesazh të publikuar këtë mëngjes në rrjetet sociale, Rama falënderoi në mënyrë të veçantë bashkatdhetarët nga Greqia, Italia, SHBA, dhe vendet e tjera të Europës dhe botës.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një falenderim krejt të posaçëm për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores, duke e bërë atë edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

Ai theksoi se përtej numrave, ajo që ka më shumë rëndësi është mesazhi i fuqishëm që dha shumica dërrmuese e votuesve të diasporës, i cili – sipas tij – do të shërbejë si motivim shtesë për arritjen e objektivit kombëtar: Shqipëria në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Ky mesazh do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE,” u shpreh Rama, duke uruar gjithashtu një ditë të mbarë për të gjithë.