Mathew Knowles babai i këngëtares së njohur Beyonce ka zbuluar projektet e reja për grupin Destiny’s Child mes Beyoncé, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.
“Jemi gati të nxjerrim në treg një mori rimiksesh të reja, disa prej të cilave nuk i keni dëgjuar kurrë më parë” ndërsa Knowles nuk specifikoi nëse këngët e reja do të ishin pjesë e një albumi, ai zbuloi se muzika e re do të mbërrinte në “30 ditët e ardhshme”.
Ajo që shtoi ishte se ndër to janë këngë të cilat nuk janë publikuar kurrë dhe se në mesin e vajzave do të jetë edhe reperja Missy Elliot. Më herët këtë javë, grupi ikonik i vajzave festoi përvjetorin e albumit të tyre të suksesshëm, The Writing’s on the Wall.
Destiny’s Child publikuan albumin e tyre të pestë dhe të fundit, Destiny Fulfilled, në vitin 2004.







