Policia në Pococi Penitentiary të Kosta Rikës kanë zënë një mace, që po transportonte dy pako me drogë që i kishte të ngjitura në trup.
Sipas autoriteteve dhe ministria e Drejtësisë, gardianët kishin gjetur macen në një zonë të gjelbëruar pranë burgut gjatë natës së 6 majit.
Macja po transportonte pakot që kishin 235.65 gramë marihuanë dhe 67.76 gramë heroinë.
Gardianët kanë sekuestruar drogën e ngjiturt në trupin e maces, kurse kafsha i është dorëzuar ekipeve të specializuara për kujdesin e kafshëve.
Deri më tani nuk dihet nëse ishte e dedikuar enkas për ndonjë të burgosur, apo thjesht ishte rastësi që u gjet pranë burgut.