Ballina Aktualitet Krimet zgjedhore – Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj

Krimet zgjedhore – Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj

24
0

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, kreu i SPAK Altin Dumani dhe ai i Prokurorisë së Përgjithshme Olsjan Çela kanë zhvilluar një takim mëngjesin e kësaj të marte në ambasadën e Francës.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve kryesore partnere të Shqipërisë, përfshirë Francën, Gjermaninë, Holandën, Austrinë, Italinë, Zvicrën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian si dhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zannier.

Fokusi i bisedës raportohet se ishte procesi zgjedhor dhe lufta kundër krimit zgjedhor.