Ballina Politika Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i...

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

36
0

Opozita vazhdon me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor një farsë politike, të orkestruar nga qeveria. Ajo foli për raportime të shumta presioni ndaj administratës, blerje dhe intimidim të votuesve, ndonëse nuk publikon prova.

“Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar  kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik”, thotë ajo.

Akuzon më tej edhe KQZ se nuk ka vepruar me shpejtësi dhe transparencë. Kjo sipas saj, përforcon pandëshkueshmërinë. Më pas ripërsërit retorikën e PD, duke kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të zyrtarëve, që sipas saj, kanë keqpërdorur detyrën për përfitime politike.