Ballina Kronika Gjykata e Durrësit jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit...

Gjykata e Durrësit jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë

85
0

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit, Gjykata e Durrësit jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit.

Arrest me burg:

Voltan Xhani

Fatjon Qesja

Jugert Xhani

Oltion Hasani

Xhevdet Plaku (Kis)

Flobenc Meçja (Gega)

Detyrim paraqitje; ndalim dalje jashtë shteti:

Alfred Hasanaj

Xhevdet Plaku që njihet me nofkën ‘Kiss’ nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti.

45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge. Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’.

43 -vjecari akuzohet për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’.

Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në lagjen ‘Ahmet Haxhiu’ në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. Policia thotë se 39 vjecari, rezident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim. Dy vëllezërit, sipas të dhënave në QKR, janë pronarë të disa bizneseve.