Një shtetas shqiptar është arrestuar në Francë, nën drejtimin e një furgoni të vjedhur të ngarkuar me kokainë, marijuanë dhe hashash.
Automjeti, i regjistruar në Francë, mbërriti nga Spanja. Doli nga autostrada nëpërmjet daljes për në Céret. U përball me një kontroll doganor. Çuditërisht, shoferi, një shqiptar që jetonte në Gjermani, nuk mbante mend se në cilin qytet spanjoll kishte kaluar disa ditë pushim.
Ai deklaroi se po vazhdonte udhëtimin e tij për në Marsejë për një pushim të shkurtër. Kjo i intrigoi detektivët. Ata vendosën ta kontrollonin “Ducato-n”. Pako me drogë ishin fshehur kudo.
Në total, u gjetën 15 kg hashash, 63 kg marijuanë dhe 4 kg kokainë. Qershia mbi tortë ishte furgonit i ishin falsifikuar të dhënat, automjeti ishte vjedhur në nëntor.
I sjellë para gjykatës, 40-vjeçari pranoi se ishte paguar për të kryer transportin, por mendonte se po transportone vetëm hashash.