Ballina Aktualitet Pesë shqiptarët u kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe...

Pesë shqiptarët u kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë € cash

43
0

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim pesë shtetasit e Kosovës, për “kontrabandë mallrash pa licencë”.

Mësohet se të akuzuarit, janë kapur në Aeroportin e Rinasit teksa ktheheshin nga Stambolli me 14 valixhe me medikamente, në dhjetor 2024. Plus tyre, edhe 300 mijë euro cash.

“Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar. Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.