Ballina Kosovë Dështon edhe përpjekja e 28-të për të konstituar Kuvendin!

Dështon edhe përpjekja e 28-të për të konstituar Kuvendin!

16
0

Ka dështuar edhe përpjekja e 28-të për të konstituar Kuvendin.

Pavarësisht përpjekjeve për të çuar përpara procesin, mungesa e dakordimit ndërmjet forcave politike dhe bojkoti i pjesës së deputetëve e pamundësuan zhvillimin normal të seancës. 48 vota pro, dhe asnjë abstenim e kundër, shtyhet sërish seanca.

Në sallë nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për të vazhduar me rendin e ditës dhe për të konstituuar organet drejtuese të Kuvendit. Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi, Avni Dehari i cili tha se seanca shtyhet për 9 qershor.

Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill 2025, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet 6 herë radhazi, ndërkaq të enjten dështoi për të 19-n herë formimi i Komisionit për votimin e fshehtë.

Pas mbylljes së seancës për të shtunën, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo situatë e moskonstituimit është absurde, derisa ka bërë thirrje për VV-në që të zhbllokojë situatën.

Nga ana e tij deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se partitë e tjera po e bllokojnë votimin e komisionit për votim të fshehtë, ndërsa u bëri thirrje që këtë ta bëjë.

“E kuptoj që duhet të ndërtohen kauza në Kuvend, por nuk mendoj që kauza më e mirë e tyre është lufta ndaj Albulena Haxhiut, ose bllokimi i Kuvendit”, ka thënë ai.