Ballina Sport ​Shorti i Kupës EFL sjell supersfidën Liverpool – Chelsea

​Shorti i Kupës EFL sjell supersfidën Liverpool – Chelsea

159
0

Liverpooli do të përballet me Chelsean në raundin e katërt të Kupës EFL, në një prej përballjeve më interesante të kësaj faze.

Kampionët e Premier League, Arsenali, do të udhëtojnë te Fleetwoodi, skuadër që garon në Ligën e Dytë angleze.

Në përballje të tjera, Evertoni do të presë Newcastle Unitedin, ndërsa Sunderland do të luajë ndaj Brentfordit. Bradford City do të përballet me Peterborough Unitedin.

Fulhami do të ketë punë me Crystal Palace, ndërsa Bournemouthi do të përballet me Aston Villan.

Manchester City do të mësojë kundërshtarin pasi të zhvillohet ndeshja e raundit të tretë mes tij dhe Norwich Cityt. Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Brightonin në raundin e katërt.

Në raundin e tretë, Chelsea eliminoi Leeds Unitedin 6-3, Arsenali mposhti Ipswich Townin 4-2, ndërsa Liverpooli kaloi Tottenhamin me rezultat 3-1. Brighton eliminoi Manchester Unitedin në Old Trafford, duke fituar 3-2.

Ndeshjet e raundit të katërt të Kupës EFL pritet të zhvillohen gjatë javës që nis më 26 tetor.

Shorti i plotë:

Fleetwood – Arsenal

Manchester City/Norwich – Brighton

Everton – Newcastle

Sunderland – Brentford

Liverpool – Chelsea

Bradford City – Peterborough

Fulham – Crystal Palace

Bournemouth – Aston Villa