Sot në orën 16:00 në Shijak nis “Albanian Bikers Fest 4”, një event ndërkombëtar që bashkon motorristë nga e gjithë bota. Festivali hapet me paradën e motorëve dhe vijon në orën 18:00 me koncertin festiv. Mbrëmja kulmon me transmetimin live të ndeshjes Shqipëri–Serbi në shesh.
Ky event zhvillohet nën kujdesin dhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Shijak, z. Elton Arbana.
Ju ftojmë të ndiqni dhe të mbështesni këtë festë të energjisë, muzikës dhe emocioneve kuq e zi!