Ballina Kosovë Çitaku pas dështimit të 28-të: Kosova po mbetet pa institucion për shkak...

Çitaku pas dështimit të 28-të: Kosova po mbetet pa institucion për shkak të kryeneçësisë së LVV

14
0

As përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk solli zgjidhje, me ç’rast sërish mungoi kuorumi për formimin e komisionit që do të mundësonte votimin e kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas këtij dështimi të radhës, duke thënë se vendi nuk mund të qëndrojë më pa institucione për shkak të, siç u shpreh ajo, kryeneçësisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Fatkeqësisht situata absurde në Kuvendin e Kosovës po vazhdon. Kosova po mbetet pa institucion për shkak të kryeneçësisë së LVV, ne bëjmë thirrje për reflektim. Ne si PDK kemi ofruar zgjidhje, nuk është koha të barrikadohemi.

Kosova është më e madhe se secila parti”, tha Çitaku.