Ballina Kosovë Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet...

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

17
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar nga Perandori i Japonisë, një ngjarje që shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Në një postim në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e këtij takimi duke e cilësuar atë si një nder të veçantë. Ajo theksoi se lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi baza të forta të respektit, besimit dhe vlerave të përbashkëta.

“Miqësia e thellë me Japoninë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy shteteve tona janë dëshmi e një partneriteti që është zhvilluar ndër vite mbi baza të qëndrueshme dhe vlera të përbashkëta,” shkroi Presidentja Osmani.

Ajo shtoi gjithashtu se populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka ofruar ndër vite në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe stabilitetit.

Takimi me Perandorin konsiderohet një simbolikë e rëndësishme për marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë, të cilat kanë njohur përparim të qëndrueshëm që nga vendosja e tyre zyrtare.