Ballina Kronika Kundërshtoi dhe goditi një punonjës të policisë, e pëson keq 53-vjeçari në...

Kundërshtoi dhe goditi një punonjës të policisë, e pëson keq 53-vjeçari në Tiranë

17
0

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, strukturat e Policisë së Tiranës kanë arrestuar një shtetas 53-vjeçar, pas një incidenti gjatë kryerjes së detyrës nga efektivët e rendit. Shtetasi në fjalë ka kundërshtuar me dhunë një punonjës policie, duke e goditur atë, çka përbën vepër penale. Ngjarja është regjistruar në një nga zonat e kryeqytetit dhe ndaj autorit janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin B. P., 53 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin në komisariat, me qëllim dhënien e sqarimit në lidhje me një rast;