Ballina Lifestyle Romancë në lulëzim: Takimet intime të Tom Cruise dhe Ana de Armas

Romancë në lulëzim: Takimet intime të Tom Cruise dhe Ana de Armas

13
0

Tom Cruise dhe Ana de Armas po përfliten për një romancë që po bëhet gjithnjë e më e dukshme, pasi burime pranë çiftit kanë zbuluar detaje të reja nga takimet e tyre të shpeshta në klubin ultra-ekskluziv “Annabel’s” në Londër.

Dyshja, të cilët janë parë së bashku në disa darka private gjatë muajve të fundit, po përjetojnë, sipas burimeve, një fillim të ngrohtë dhe premtues romantik.

Sipas Page Six, Cruise, 61 vjeç, është “i magjepsur” nga Ana, 37 vjeçe, ndërsa aktorja kubano-spanjolle duket se po i afrohet lidhjes me kujdes, duke zgjedhur ta mbajë marrëdhënien private dhe larg syrit të medias, shkruan DailyMail.

Takimet e tyre janë zhvilluar në mjedise diskrete dhe elegante, me darka në dhoma private të klubit, aty ku më parë janë parë edhe yje si Lady Gaga dhe Harry Styles.

Thashethemet për një lidhje nisën në shkurt, kur ata u fotografuan së bashku në Londër në një takim që fillimisht u konsiderua profesional.

Por, më pas, një seri pamjesh, përfshirë një shëtitje romantike në park dhe festimin e ditëlindjes së Anës, i hodhën benzinë zjarrit mediatik.

Ndërkohë që Cruise është në përgatitje për projekte të reja me regjisorët Doug Liman dhe Christopher McQuarrie, Ana ka konfirmuar se janë duke bashkëpunuar në disa filma, duke shtuar edhe më shumë mister rreth dinamikës së tyre.

Burime të afërta pretendojnë se një mikeshë e përbashkët – Penelope Cruz, ish-e dashura e Cruise – ka luajtur rol në afrimin e tyre, duke dhënë vlerësime pozitive për Anën, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Edhe pse Ana ka qenë më e rezervuar në ndarjen e ndjenjave të saj, miqtë thonë se çifti po ecën me hapa të kujdesshëm, duke preferuar netët e qeta në shtëpi dhe duke shmangur skenat e zhurmshme.

Në një industri ku lidhjet shpesh vijnë dhe shkojnë shpejt, kjo romancë në zhvillim midis një ikone të Hollywood-it dhe një ylli të ri në ngritje duket të jetë më e vërtetë dhe e kujdesshme se sa zakonisht. Të paktën tani për tani, Tom Cruise dhe Ana de Armas po shijojnë çdo moment nën dritat e zbehta të Londrës