Ballina Lifestyle Mbretëresha Camilla mahnit në hapjen e garave me një kapelë si zog...

Mbretëresha Camilla mahnit në hapjen e garave me një kapelë si zog parajse

15
0

Mbretëresha Camilla zgjodhi një krijim në ngjyrë jeshile të çelët nga shtëpia Dior, ndërsa kapela e saj e pazakontë tërhoqi gjithë vëmendjen

Mes ngjarjeve të shumta të nivelit të lartë që po mbahen këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar, veçohet Royal Ascot. Në këtë ngjarje prestigjioze që zhvillohet prej më shumë se tre shekujsh, vëzhgojmë kuajt më të mirë dhe kapelat më krijuese, dhe për momentin më ekstravagant të hapjes zyrtare të këtij viti u kujdes pikërisht – mbretëresha Camilla.

Java e tretë e qershorit, tradicionalisht është e rezervuar për garat me kuaj në Ascot, afër kompleksit mbretëror në Windsor. Kjo ngjarje prestigjioze daton që nga viti 1711, ndërsa në mesin e shekullit XIX u vendos një kod i veshjes, i cili përfshin detyrimisht për burrat cilindrin elegant dhe këpucët e zeza, ndërsa për gratë, një kapelë me diametër minimal prej 10 centimetrash. Ditën e parë, në plan të parë ishte Camilla, e cila i përmbushi të gjitha rregullat me përpikëri.

Mbërritja e karrocës që sjell monarkun në Royal Ascot është momenti më i rëndësishëm, pasi simbolizon fillimin zyrtar të garave. Mbreti Charles debutoi në këtë rol para dy vjetësh. Më parë, këtë nder e kishte nëna e tij, mbretëresha Elizabeth, e cila ishte e dashuruar gjatë gjithë jetës me kuajt dhe nuk mungoi pothuajse asnjë garë gjatë shtatë dekadave të mbretërimit të saj.

Saktësisht në orën 14:00, Charles dhe bashkëshortja e tij mbërritën në pistë, përshëndetën me dorë dhe në stilin e Cezarit, pa thënë asnjë fjalë, dhanë sinjalin se “lojërat mund të fillojnë”. Për këtë rast, Mbreti kishte zgjedhur një kostum gri, jelek blu të çelët, kravatë në një nuancë interesante dhe, sigurisht, cilindrin e zi tradicional.

Mediet dhe kritikët e modës e kishin përqendruar vëmendjen tek stili i Camillës, ndërsa ajo nuk i zhgënjeu. Në hipodrom, ajo u paraqit me një fustan-mantel jeshil të çelët të markës Dior, me prerje të lirshme, pala në pjesën e poshtme dhe mbështjellje anësore. Veshja ishte e kompletuar me një brosh në formë zemre dhe një varëse me perla.

Dhe të mos harrojmë pjesën më të rëndësishme: kapelën! Ajo zgjodhi një model nga Philip Treacy në të njëjtën nuancë me fustanin, por detajet “me pupla” i dhanë efektin mahnitës.

U vunë re gjithashtu edhe Sophie, dukesha e Edinburgut dhe Zara Tindall, vajza e princeshës Anne, të cilat ishin po ashtu të veshura mjaft bukur. Duke qenë se ngjarja sapo ka nisur, nuk ka dyshim se edhe dy ditët e ardhshme do të jenë po aq interesante, sidomos kur në gara të shfaqet princesha e preferuar e publikut, Kate Middleton.