Juristi Rezart Kthupi në një studio televizive, u shpreh se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i PD Sali Berisha, mori përkatësisht atë që synonte nga zgjedhjet.
Sipas tij, Sali Berisha ka qëllim të vetëm të jetë vetëm lideri i opozitës, duke theksuar faktin se do të bëjë një “betejë të vazhdueshme me SPAK”.
“Doktori fitoi në zgjedhje atë për të cilin mandatin e opozitës. Doktori nuk i ka humbur zgjedhjet, ka kazus për të mbajtur një luftë kundër sistemit, nuk i duhet të ndezi. Nëse Berisha do të bëjë një betejë të vazhdueshme me SPAK duhet të jetë i pari i opozitës. Berisha nga zgjedhjet kërkonte të dilte lideri i opozitës”, tha ai.
Më tej Kthupi u shpreh: “Kush është nevoja që ka Sali Berisha në dy muajt që vijnë? Është një narrative që zgjedhjet u vodhën. Do ketë gjithmonë njerëz që besojnë…11 maji provoi që 500 mijë njerëz i besojnë.
Nga ana e tij Dashnor Sula tha se Partia Demokratike nga 2021 ka një rënie shumë të madhe të numrit të votave.
“PS ka tkurrje, nuk ka rritje. Ndërsa PD ka rënie të votave nga 2021, ka shumë rënie”, u shpreh ai.