Ballina Politika Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se...

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës dhe Shehajt i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

15
0

Rinumërimi i 85 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

Prej ditës së djeshme, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.

Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.

Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 19 vota, ndërsa PS-së 42 vota. Përfituese në një masë më të vogël kanë qenë edhe Lëvizja Bashkë, Aleanca Kombëtare, Aleanca Demokracia e Re dhe Partia Socialdemokrate.

Ndërkohë koalicionit Euroatlatik të Bashkës i janë hequr padrejtësisht 5 vota, Partisë Mundësia 3 dhe koalicionit Djathtas për Zhvillim 1.