Ballina Sport Mbappe: Më vjen shumë keq, e dua Italinë

Mbappe: Më vjen shumë keq, e dua Italinë

58
0

Botërori i tretë i Kylian Mbappe do të jetë i pari si kapiten i Francës. Në Amerikën e Veriut ai synon tri rekorde: të kalojë Olivier Giroud si golashënuesi më i mirë i Francës, Just Fontaine për golat në një Botëror dhe rekordin e Miroslav Klose (16), ndërsa ka 12 gola në finalet e këtij kompeticioni aktualisht:

“Ky Botëror është një mundësi për shumë vende që nuk do të kualifikoheshin nëse do të ishte ende me 32 finalistë.

Është një mundësi e jashtëzakonshme për shumë kombëtare.

Edhe pse duhet ta them; më vjen shumë keq për Italinë që mungon”.

Mbappé pranoi se është i trishtuar për mungesën e Italisë në Botëror, i treti radhazi: “Unë jam shumë i lidhur me Italinë.

Kam luajtur me lojtarë të mëdhenj italianë; Verratti, Donnarumma, Buffon.

Kam shumë miq italianë dhe kur mundem shkoj me pushime atje. Në Itali ndihem shumë mirë, njerëzit janë shumë të sjellshëm me mua. Keqardhje e madhe që nuk do të jetë në Botëror, sepse Italia është një vend i madh i futbollit”.