Ballina Politika Gjykata e la në burg/ Veliaj i përgjërohet Ramës: Vërtet mendon se...

Gjykata e la në burg/ Veliaj i përgjërohet Ramës: Vërtet mendon se jam kaq i rrezikshëm?

15
0

U arrestua, u përgjua në burg, u la përsëri në arrest me burg, jo se është thjeshtë një hajdut, pasi kjo nuk ishte një sekret, por që drejtësia nuk e pa derisa Edi Rama nuk i kishte dhënë leje për arrestimin e tij.Ajo e pa vetëm pasi padroni i dha leje dhe Erion Veliaj përfundoi në burg dhe me një barrë akuzash të rënda për çdo gjë, përveçse për rastet ku ka firmosur akte korruptive dhe shkelje ligjore për llogari të Ramës, siç është inceneratori, ku ka firmën e tij mbi dokument duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak që t’i hapë rrugë vjedhjes së shekullit.

Erion Veliaj i ka përdorur të gjitha mënyrat për të marrë falje nga Rama, me servilizma, me ndërmjetës e gjithçka, por duket se tentativat e tij për t’i zënë vendin “Skënderbeut” janë të pafalshmë.

Së fundi ai ka reaguar sërish nga qelia e burgut, përmes një video të postuar në rrjetin social “Tik-Tok”, rrjet social i cili është mbyllur me vendim të posaçëm të Ramës, Veliaj përmes një video ku sërish i përgjërohet për falje duke theksuar se nuk është aq rrezik sa e ka perceptuar padroni.

Në videon e postuar, ai ironizon vendimin për të mos ndryshuar masat e sigurisë, duke thënë se ndihet i lavdëruar që po e konsiderojnë si “të rrezikshëm”.

“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj.

Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendon se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas. Po e mbaj shënim”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se së fundi lufta Rama – Veliaj është zhvendosur në Gjykatën e Lartë, ku ky i fundit me bështetjen e Xhafajt e Sadushit ka shpresën e fundit për të dalë nga qelia, tani pritet të shihet nëse Xhafaj e Sadushi i kanë bërë llogaritë me apo pa hanxhiun Rama.