Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës.
Burime bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë makina. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.