Një intervistë e panjohur gjerësisht nga publiku e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë për TV-Iranian është zbuluar dhe publikuar në mars të vitit 2023 nga mediet shqiptare..
Ka qenë “Hashtag.al” që publikuar intervistën e Berishës e dhënë në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.
Kjo intervistë u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite. Në kohë rekord intervistën e revistës boshnjake e siguroi Et’hem Haliti. Ai e përktheu brenda ditës dhe më pas e dërgoi në revistën “Rimëkëmbja”, publikimi në shqip u realizua më 29 prill 1997.
Në kuadrin e partneritetit për paqe, kërkoi limanin e Durrësit për bazë ushtarake
(Marrë nga revista javore “Ljiljan”, nr.222, datë 23 Prill 1997, Sarajevë)
Në kohën e kërkesave më të ashpra nga bota që të japë dorëheqjen presidenti i Shqipërisë Sali Berisha pas një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV Iranian.
RTV-Iranian: A është e vërtetë se Administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?
Berisha: “…Fatkeqësisht, sot si nocioni ekstremizmit islamik është bërë alibi përfituese me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri. Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnjë…
RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj, kush qëndron pas ngjarjeve në Shqipëri?
Berisha: …Askush akoma nuk e di se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe i cili u bë para katër viteve më Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne atëherë nuk lejuam që paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të shkaktonte përçarjen në mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim me mafjen ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve negative. Situata ishte shumë delikate.
RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?
Berisha: Shumë banka Evropiane dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga njëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e fluturimeve mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë dorëheqjen time…
Përktheu nga boshnjakishtja: Et’hem Haliti
(Shkodër, 23.04.1997)
Gazeta “Rimëkëmbja”, nr. 9(88) datë 29 Prill 1997, faqja.4.