Ballina Kuriozitete Një pjesë e kores së Tokës po “fundoset” drejt bërthamës… dhe kjo...

Një pjesë e kores së Tokës po “fundoset” drejt bërthamës… dhe kjo mund të ndryshojë gjithçka…

9
0

Një studim i botuar së fundmi ka zbuluar një proces tektonik pak të njohur që zhvillohet nën Rrafshnaltën Qendrore të Anadollit të Turqisë , ku një pjesë e kores së Tokës po “pikon” thellë në brendësi të planetit. Ky fenomen i rrallë, i njohur si pikimi litosferik, shton një shtresë të re kompleksiteti në mënyrën se si shkencëtarët e kuptojnë tektonikën e pllakave – jo vetëm në Tokë, por potencialisht edhe në trupa të tjerë planetarë.

Studimi, i botuar në Nature Communications, përqendrohet në pellgun e Konyas, një depresion topografik i vendosur në Turqinë qendrore. Duke përdorur të dhëna satelitore dhe sizmike , shkencëtarët vunë re një “karakteristikë rrethore” ku korja duket se po fundoset. Poshtë pellgut, ata gjetën një anomali sizmike dhe një kore të trashur – prova të forta të materialit të dendur që grumbullohet në mantelin e sipërm.