Ballina Lifestyle Pas spekulimeve për krizë, Hailey Bieber shfaqet me unazën e martesës në...

Pas spekulimeve për krizë, Hailey Bieber shfaqet me unazën e martesës në dorë

3
0

Hailey Bieber u shfaq plot shkëlqim gjatë një mbrëmjeje në New York City të shtunën, me unazën e martesës fort të vendosur në gisht.

Modelja 28-vjeçare kishte ngjallur spekulime të premten, kur u pa pa unazën në dorë, mes thashethemeve për probleme në martesën me Justin Bieber.

Por një ditë më pas, Hailey u fotografua sërish me unazën e saj të madhe me diamant, duke i dhënë fund përkohshëm aludimeve për ndarje, shkruan Daily Mail.

Ky ndryshim ndodhi pas raportimeve për një përplasje mes çiftit gjatë fundjavës së kaluar, në Ditën e Babait, kur Hailey thuhet se e quajti Justin-in një “fëmijë të mallkuar”.

Pas rritjes së spekulimeve, veçanërisht pas pamjeve të publikuara nga TMZ ku ajo shihej pa unazë, Hailey u rikthye në qendër të vëmendjes me një dalje solo mbrëmjen e së shtunës në Big Apple.

E veshur me një fustan të shkurtër prej saten jeshil dhe taka elegante, ajo tregoi elegancë dhe vetëbesim, duke theksuar fizikun e saj të tonifikuar.