Ish-prokurori Arjan Ndoja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme ku është zhvilluar procesi lidhur me atentatin e ndodhur në 2019.
Në dëshminë e tij Arjan Ndoja është shprehur:
“Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë në Durrës.
Në gusht të 2019-s kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një “mercedes benz” në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qëndruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë.
Përvec ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, skam pasur tjetër problem.
Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restorant Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim.
Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharemi, pas i kështu e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysme 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, vend i dukshëm.”