Ballina Kronika Gjykata pranon padinë e ish-prokurorit Ndini Tavani: KLP të verifikojë figurën e...

Gjykata pranon padinë e ish-prokurorit Ndini Tavani: KLP të verifikojë figurën e tij

13
0

Gjykata Administrative vendosi të pranojë pjesërisht padinë e ish-prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani dhe të urdhëroje KLP që të vijojë procedurën e verifikimit të figurës së tij, nëse plotëson kriteret të emërohet në SPAK, pasi më herët u skualifikua nga gara.

“Shfuqizimin e vendimit Nr.185, datë 31.07.2024 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për moscaktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar” të paditësit Ndini Tavani dhe vijimin e procedurës së verifikimit të figurës të paditësit”, thuhet në dispozitivin e gjykatës.

Gjykata ka rrezuar dy objektet e tjera të kërkese padisë që lidhen me shfuqizimin e vendimit të KLP-së për emërimin e Z. Bledar Maksuti si prokuror në SPAK. Po ashtu është rrëzuar edhe pika e tretë që lidhej me detyrimin e KLP për emërimin e Ndini Tavanit në detyrë.

Tavani vuri në lëvizje gjykatën pasi u skualifikua nga gara për SPAK.