Ballina Europë Tërmeti shkund Napolin, më i forti në 40 vitet e fundit. Ja...

Tërmeti shkund Napolin, më i forti në 40 vitet e fundit. Ja sa ishte magnituda

0
13

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur mesditëne  kësaj të hënë Napolin, në atë që sizmiologët e kanë cilësuar si më të dhunshmin në 40 vitet e fundit.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej 5 km, me epiqendër në zonën e Bacolit ishte i barabartë me atë që ndodhi natën e 13 marsit, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në zonën Campi Flegrei në orën 12.47.

Shumë njerëz dolën në rrugë. Magnituda prej 4.6 është më e larta e regjistruar në 40 vitet e fundit në zonën e Flegrasë, e barabartë me atë të natës së 13 marsit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kjo ngjarje sizmike është pjesë e një konteksti të aktivitetit në rritje në kalderën Campi Flegrei. Në muajin shkurt 2025, në zonë u regjistruan 1,813 tërmete, me një magnitudë maksimale prej 3.9. Shumica e këtyre ngjarjeve kishin një magnitudë më të ulët se 1.0 ose të papërcaktuar.

Fenomeni i bradiseizmit, i karakterizuar nga ngritja dhe ulja e tokës, kontribuon në aktivitetin sizmik të zonës. Ky fenomen lidhet me bashkëveprimin midis magmës në thellësi rreth 10 km dhe lëngjeve dhe gazeve hidrotermale në thellësi 3 km, gjë që shkakton ngritjen e tokës dhe, më pas, goditjet sizmike./ ANSA.