Ballina Politika Edi Rama për 60 minuta në Bashkinë e Vlorës/ Kryebashkiaku Dredha nën...

Edi Rama për 60 minuta në Bashkinë e Vlorës/ Kryebashkiaku Dredha nën presion, çfarë i tha kryeministri?

15
0

Kryeministri Edi Rama qëndroi për rreth 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Ermal Dredha dhe kërkoi angazhimin maksimal nga stafi i bashkisë dhe deputetët e qarkut për sezonin turistik që po afron.

Gjatë takimit, Rama theksoi rëndësinë e përqendrimit në sigurimin e ujit të pijshëm, menaxhimin e vendgrumbullimeve të mbetjeve si dhe adresimin e problemeve të tjera që lidhen me funksionimin e qytetit gjatë periudhës së verës.

Sipas raportimeve, ky fokus është pjesë e përpjekjeve për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm dhe kushtet më të mira për banorët dhe turistët e Vlorës.