Ballina Politika “Lironi hapësirat publike”/ Kryeministri Rama ‘përsëritet’: Nuk ka më ‘tokë e xanun’,...

“Lironi hapësirat publike”/ Kryeministri Rama ‘përsëritet’: Nuk ka më ‘tokë e xanun’, nëse jo, do të përballeni me…

13
0

Në një postim në “X”, Rama shkruan se është koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirim të hapësirave publike nga bizneset, të cilat vendosin në trotuare karrige apo tavolina, duke krijuar “ barrikada për qytetarët”.

Postimi i plotë:

Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!