Ballina Europë Kapriçot e motit/ I nxehti përvëlon Europën, Lombardia në Itali përmbytet pas...

Kapriçot e motit/ I nxehti përvëlon Europën, Lombardia në Itali përmbytet pas reshjeve të mëdha

13
0

Ndërsa Europa dhe pjesa më e madhe e botës vuan nga i nxehti ekstrem veror, kapriçot e motit nuk ndalen së surprizuari. Përmbytje jo vetëm në Teksas të SHBA-ve, por edhe në veriun e Italisë.

Lombardia ndodhet prej ditës së sotme nën pushtetin e ujërave. Mot i keq në Komo dhe Milano bëri që 13 fluturime të devijoheshin për në Orio al Serio të Bergamos. Autoritetet dhanë alarm portokalli për stuhi, informon “La Repubblica”.

Që nga mëngjesi i sotëm (5 korrik), shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta kanë goditur të gjithë Lombardinë. Liqeni i Komos doli nga shtrati pas përmbytjes dhe disa familje u evakuan, por nuk raportohen të lënduar apo viktima.