Ballina Sport PSG kalon në gjysmëfinale në Kupën e Botës, Bayern kthehet në shtëpi

PSG kalon në gjysmëfinale në Kupën e Botës, Bayern kthehet në shtëpi

12
0

Ishte cilësuar si një finale e parakohshme dhe në fakt ndeshja mes PSG dhe Bayern Munchen rezultoi një spektakël i vërtetë.

Një takim ku nuk munguan rastet, golat e anuluar, i cili në fund pa vetëm një fitues, ekipin francez i cili arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0 me ekipet që studiuan njëra-tjetrën, teksa një episod i rëndë u shënua në fund të saj me dëmtimin horror të Musialës pas një përballje me portierin italian të PSG.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 77 me anë të Doue, i cili me një goditje nga jashtë zone gjeti ekstremin e portës së Neuer. Teksa gjermanët u hodhën në sulm për të barazuar rezultatin, Dembele gjeti dhe golin e dytë në sekondat e fundit të shtesës.

PSG e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pas ndërhyrjeve antisportive të Pacho në 81-ën dhe Hernandez në të 90-ën.

Luis Enrique fluturon në gjysmëfinale, Bayern kthehet në shtëpi.