Johnny Depp ka kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë dhe marrëdhënien e ndërlikuar me nënën, e cila sipas tij ishte e dhunshme dhe e paparashikueshme.
Aktori tha se përjetoi dhunë fizike dhe psikologjike, por mësimet e hidhura e ndihmuan të mos i përsëriste të njëjtat gabime si prind.
Ai foli gjithashtu për momentin kur u përjashtua nga filmi “Fantastic Beasts” pas akuzave për abuzim nga ish-bashkëshortja Amber Heard – akuza që ai i mohoi fuqishëm, shkruan DailyMail.
Depp tha se ndjeu se u “braktis” nga industria dhe disa miq të ngushtë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Pavarësisht goditjeve profesionale dhe personale, Depp theksoi se e vërteta e tij triumfoi kur fitoi gjyqin për shpifje në vitin 2022, dhe shtoi se ndihej i lehtësuar që juria i ktheu “jetën mbrapsht”.
Ai është tashmë rikthyer në aktrim me projekte të reja si “Jeanne du Barry”.