Ballina Politika Si padroni i të gjitha pushteteve: Rama urdhëron Ulsiun dhe KLP të...

Si padroni i të gjitha pushteteve: Rama urdhëron Ulsiun dhe KLP të merret me prokuroren Gjeli

207
0

Për të justifikuar propagandën e tij në lidhje me ndërtimet pa leje dhe zënjen e hapësirave publike kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një shembull. Gjatë një recitimi në rrjetet sociale ai ka folur për një prokurore në Shkodër që nuk paska nisur një procedurë për një ndërtim që ishte bërë në Theth.

Në aspektin e propagandës Rama di si ta përdorë këtë ngjarje për shpëlarje truri. Por pasi ka dhënë urdhër që të gjithë institucionet e drejtësisë të merren me një prokurore, ai nuk jap asnjë shpjegim ligjor se cila është arsyeja e një sulmi dhe udhëzimi të tillë.

Nuk thotë nëse pushteti lokal është ankuar për ndërtimin në Theth. Nuk thotë nëse policia lokale ajo bashkiake apo policia e shtetit të ketë kryer ndonjë hetim dhe të ketë marrë ndonjë masë për të ndaluar ndërtimin që qenka pa leje nga autoritetet. Pasi policia mund të ndërhyjë në raste flagrance dhe nuk ka ligj që e ndalon.

Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja. Një kërcënim i hapur ky edhe për prokurorë të tjerë që mund të kenë në një moment të caktuar në qendër të ndonjë çeshtje edhe miqtë strategjikë të Edi Ramës.

Dhe kur një zyrtar i shtetit që mund të jetë edhe kryeministër, sulmon nëpunësin e një pushteti tjetër që pretendohet të jetë i pavarur  kjo është një shkelje flagrantë e ligjit.

Por Rama nuk ndalet vetëm në deklaratën. Ai thotë me poshtë në mesazhin e tij se i ka kërkuar Ulsi Manjës që të veprojë.

“Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës, e cila është e padenjë për t’u paguar si prokurore, kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.