Ballina Europë Shembet çatia e një restoranti në Itali, një viktimë dhe disa të...

Shembet çatia e një restoranti në Itali, një viktimë dhe disa të plagosur

20
0

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një punonjëse 31-vjeçare e restorantit, Mara Severin, e cila punonte si someliere, u nxorr e gjallë nga rrënojat por vdiq pasi u dërgua në spital.

Rreth 10 persona të tjerë u plagosën nga shembja. Tre prej tyre u shtruan në spital me një prognozë të rezervuar, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Në kohën kur ndodhi ngjarja kishte shumë klientë, përfshirë edhe turistë të huaj. Zona përreth restorantit u mbyll për të kryer operacionet e shpëtimit.

Disa dëshmitarë flasin për dy shembje të veçanta. Ndër hipotezat është edhe moti i keq, veçanërisht erërat e forta.