Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New Jersey, është pyetur nëse PD-ja ka një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.
Në përgjigjen e tij, Berisha u shpreh se kandidati ende nuk është konkretizuar, ndërsa shtoi se për këtë do të zhvillohen diskutime edhe me aleatët.
“Kandidati për bashkinë e Tiranës akoma nuk është konkretizuar. Do të diskutohet dhe me aletatët. Do të përpiqemi t’i japim Tiranës kandidatin më të shkëlqyer”, tha Berisha shkurtimisht në përgjigjen e tij.







