Ballina Politika Këlliçi: Përgjigjen do e marin nesër! S’do lëmë hajdut në bashki pa...

Këlliçi: Përgjigjen do e marin nesër! S’do lëmë hajdut në bashki pa i nxjerrë fytyrën! Gjoba ndaj AMT, e turpshme!

33
0

Belind Këlliçi, anëtar i Krysisë së PD-së, ka bërë thirrje që nesër në orën 11:00 të gjithë qytetarët të mblidhen para Bashkisë Tiranë për të protestuar kundër një modeli vjedhje të pahasur kurrë në Shqipëri.

Këlliçi ka reaguar ndaj gjobës së turpshme të vendosur nga Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit e drejtuar nga një hajdut, Arli Naska, i cili nuk shqetësohet për vjedhjen e 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, nuk shqetësohet që janë vjedhur të paktë 30 milionë euro nëpërmjet bandës 5D por shqetësohet se Adriana Kalaja, AMT dhe opozita kanë protestuar në 10 protesta rresht para bashkisë.

Këlliçi: Nesër sërish në orën 11:00 do të shkojmë para Bashkisë Tiranë për të protestuar kundër një modeli vjedhje të pahasur kurrë në Shqipëri.

Në vend që të kishim një reflektim nga kreu i Bashkisë Tiranë apo nga drejtorët hajdutë që ka, pra 9 drejtorë të Bashkisë Tiranë janë të proceduar, javën që kaloi keni parë një akt të turpshëm se si Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit e drejtuar nga një hajdut, Arli Naska ka gjobitur Aleancën për Mbrotjen e Teatrit, më konkretisht aktivisten Adriana Kalanë me 200 mijë lekë sepse na qenka prishur fasada e hajdutëve nga protestat e qytetarëve që protestojnë kundër vjedhjes.

Pra Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit nuk shqetësohet për vjedhjen e 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, nuk shqetësohet që janë vjedhur të paktë 30 milionë euro nëpërmjet bandës 5D por shqetësohet se Adriana Kalaja, AMT dhe opozita kanë protestuar në 10 protesta rresht para bashkisë.

Nëse mendojnë se do të stepemi, përgjigjen do ta marin nesër në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë, kreu i bandës 5D i cili vijon të qëndrojë në zyrën e kryetarit të bashkisë për të vjedhur taksat, përgjigjen nesër do ta marrë edhe hajduti më i pasur që ka deklaruar një pasuri miliona euro Arli Naska, i cili njihet si taksidari dhe gjobëvënësi më i madh në Bashkinë e Tiranës, i cili u hoq nga drjetori i tatimeve të bashkisë vetëm 1 muaj pasi plasi skandali i 5D.

Nuk do të lëmë hajdut në Bashkinë e Tiranës pa e ekspozuar pa i nxjerrë fytyrën dhe pa i treguar qytetarëve të Tiranës dhe Shqiëprisë se kush vjedh taksat tona.