Klubi i Vllaznisë ka njoftuar ditën e sotme se ka depozituar ankesë pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, madje duke njoftuar edhe FSHF-në dhe RTSH-në.
Shkak është bërë moderatorja e emisionit “Supergol”, Hygerta Sako.
Siç dihet, prej ditësh ka pasur një përplasje mes moderatores dhe trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini.
Madje as pas ndeshjes së djeshme me Vorën, asnjë prej stafit të ekipit shkodran nuk pranuan që të prononcoheshin, duke “injoruar” Hygerta Sakon.
DEKLARATA:
KF Vllaznia informon se, në vijim të situatës së krijuar në RTSH me moderatoren e emisionit “Supergol” ndaj stafit teknik të Vllaznisë, klubi ka ndjekur rrugën institucionale duke depozituar ankesë pranë Autoriteti i Mediave Audiovizive, si dhe duke njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit dhe RTSH.
Aktualisht jemi në pritje të përgjigjes nga institucionet përkatëse.
Në këtë kontekst, klubi ka vendosur që deri në një vendimarrje të organeve kompetente të mos marrë pjesë në daljet publike në emisionet sportive të RTSHsë nën drejtimin e moderatores për të cilën tashmë ka filluar një procedurë administrative.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozerisë dhe sportdashësve duke mbështetur qëndrimin tonë në përpjekjen ligjore për rivendosjen e dinjitetit të nëpërkëmbur.
KF Vllaznia beson dhe mbetet e përkushtuar ndaj respektit dhe etikës në sport.







