Ballina Aktualitet Gazetari “i vërsulet” Raiffeisen Bank: E zhytur në skandale, po shpëlan imazhin...

Gazetari “i vërsulet” Raiffeisen Bank: E zhytur në skandale, po shpëlan imazhin me mesazhe promocionale

18
0

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj fushatës së fundit të Raiffeisen Bank, duke e cilësuar një përpjekje për të “shpëlarë imazhin” pas skandaleve të fundit mbi abuzimet me kreditë.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Tomorri ironizon bankën duke e cilësuar fushatën e saj promocionale si “humor bajat”, ndërsa thekson se janë taksapaguesit shqiptarë ata që realisht po mbulojnë kostot e kredive të buta për familjet e reja, jo banka vetë.

“Raiffeisen jo vetëm që nuk kontribuon asnjë lek, por përkundrazi përfiton nga këto kredi”, shkruan ai, duke shtuar se menaxherët e huaj që operojnë në Shqipëri janë të shkëputur nga realiteti ekonomik dhe social i vendit.

Ai ngre shqetësimin se bankat e huaja janë kthyer në frenues të zhvillimit ekonomik, duke mos e parë financimin e ekonomisë shqiptare si përparësi.

Postimi i plotë

E vene ne qender te skandaleve, per abuzime me kredite sic jane rastet e fundit te bera publike ne media, Raiifeisen ka nxituar te shpelaje imazhin e saj duke bertitur publikisht se po mbeshtet familjet e reja me kredi te buta.

Si i mbeshtet Raiffeisen familjet e reja me kredi te buta? Eshte duke hequr para nga fitimet e veta te majme. Pergjigja eshte jo.

Ata qe po mbeshtesin familjet e reja me kredi te buta jane takspaguesit shqiptare jo Raiffeisen. Parate i paguan buxheti. Ndersa Raiffeisen jo vetem qe nuk mbeshtet asnje lek, por perkundrazi fiton para edhe nga kredite e buta. Por Raiffeisen ben humor me hallet e miletit.

Per te vazhduar me tej, thone qe kemi shume programe te pergjegjshmerise sociale! Çfare programesh te pergjegjshmerise sociale ka Raiffeiseni?

Ka mbeshtetur me burse ndonje femije nga shtresat ne nevoje? Ka financuar ndertimin e ndonje shkolle apo spitali? Jo. Ka mbeshtetur ndonje te moshuar pa njeri? Jo. Thjesht kane mbjelle ca peme nga liqeni, dhe edhe aty jane perdorur politikisht. Keto jane programet e pergjegjshmerise sociale te Raiifeisenit. Por nejse.

Problemi me i madh me Raiffeisen dhe nje pjese te bankave te huaja eshte diku tjeter. Ato po shnderrohen ne frenues te rritjes ekonomike ne Shqiperi.

Menaxheret e huaj qe ato sjellin ne Shqiperi nuk e kane fare ne prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomise kombetare. Por perkundrazi. Luajne ne fushen e tyre te sigurte dhe jetojne jeten e bukur qe u ofron Shqiperia.

Here me te dashurat dhe here me te dashurit e tyre, sipas rastit. Keto punet e festave lavish i bene mire Raiffeisen. Ndersa sa per pergjegjshmerine sociale, jane keto barcaletat me kredite e shtresave ne nevoje.