Sipas burimeve zyrtare, shtetasi I. F. dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze 25-vjeçare, fqinje e tij.
Një 55-vjeçar, I. F., është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.