Në një prononcim për mediat, banorë të fshatit janë shprehur të prekura nga rasti, ndërsa e kanë vlerësuar familjen e te ndjerit një nga më të mirat në fshat.
Ngjarje tronditëse që ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit.
“E morëm vesh nga televizori që e kanë vrarë. Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.
Raportohet se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Ekspertiza nga Tirana sipas burimeve ka përcaktuar se në zonën e fytit i riu është i nxirë dhe ka disa plagë në trup, por se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.
Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30 të ditës së djeshme, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeçarin.