Ballina Politika “PD të pastrohet nga spurdhjakët”, Murrizi “shkrep armët” ndaj opozitës: Revolucion nuk...

“PD të pastrohet nga spurdhjakët”, Murrizi “shkrep armët” ndaj opozitës: Revolucion nuk bëhet me vegla politike

0
19

Mos u lodhni kot duke menduar se po mashtroni demokratët dhe qytetarët me “revolucione” imagjinare 3D.

Asnjë njeri nuk pipëtin, nuk belbëzon dhe nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do të zbulonin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistët e Celibashit.

A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KAS-it, seksualo-bashisto-demokratikas, se kush ishin 48 rilindasit që paguhen prej vitesh në KQZ dhe që bënë “rinumërimin” e rreth 40% të kutive të votimit në Shqipëri, pra të gjitha kutitë e qarkut Tiranë dhe Fier, dhe pjesërisht ato të qarqeve Durrës dhe Dibër?

Pse duhet t’u besojë PD-ja më shumë punonjësve të Celibashit se komisionerëve të saj?

Apo ngaqë Celibashi u përzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzim Bashës në vitin 2020?

Po këta anëtarët e KAS-it, gjoja përfaqësues të PD-së — a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD-në dhe me Lulzim Bashën?

Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”?

Po kush ju mbështet e ju vjen nga pas juve, more palaço e spurdhjakë politikë, që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futët në primare, edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?

Nëse PD-ja do të vazhdojë akoma me këta “bythecë” që nuk i përfill askush në asnjë cep dhe janë të neveritshëm, të shpërlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, atëherë mos u lodhni kot duke menduar se po mashtroni demokratët dhe qytetarët — në fakt, po mashtroni veten me “revolucione” imagjinare 3D.

Me këta lloj drejtuesish politikë, me këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente dhe, pse jo, me një grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do të ndryshket në mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.

Hajt, pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në parlament — dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty, sikur do të “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vitet që shkuan.