Pas thuajse 48 orësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.
Trupi u zbuluar gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, i cili nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Operacioni u zhvillua me angazhimin e forcave të kërkim-shpëtimit dhe banorëve lokalë, të cilët kërkuan në zonën ku dyshohej se kapiteni kishte rënë.
Deri në momentin e gjetjes, autoritetet kishin bërë përpjekje intensive për të lokalizuar vendndodhjen e tij, raporton Euronewsal.
Fatkeqësisht, trup i kapitenit u gjet pa shenja jete, duke vënë kështu në përfundim një prej operacioneve më të gjata të kërkimit në këtë zonë.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vijuar nga autoritetet kompetente.